Pas shortit të Ligës së Konferencës, trajneri i Dritës, Zekirija Ramadani, ka komentuar përzgjedhjen e kundërshtarit slloven, Celje.
“Ishte shorti që kishim dëshiruar, jo sepse Celje është një ekip i dobët, por sepse pamë forcën e AZ Alkmaar. Donim që tani të shohim edhe forcën e Celjes. Bëhet fjalë për një skuadër që është në vendin e parë në ligën sllovene, me plot 12 pikë avantazh ndaj vendit të dytë”, ka deklaruar Ramadani.
Trajneri paralajmëroi se ndeshjet do të jenë të vështira, por Drita nuk do të dorëzohet:
“Do të jetë një përballje shumë e vështirë, por nuk do të dalim të dorëzuar. Do të bëjmë gjithçka për t’ua vështirësuar punën.”
Kjo deklaratë tregon ambicien e ekipit kosovar për të qenë konkurrues në Evropë dhe për të dhënë maksimumin ndaj një prej ekipeve më të forta sllovene

