Durmishi takohet me Hasanin, u fol për bashkëpunimin mes Kuvendit të Shqipërisë dhe atij të Kosovës

by Nexhat

Ambasadori i Kosovës në Tiranë, Skender Durmishi, ka bërë të ditur se ka takuar Igli Hasanin, ish-Ministër të Jashtëm të Shqipërisë dhe aktualisht Kryetar të Komisionit për Punët e Jashtme dhe Evropën në Parlamentin e Shqipërisë.

Durmisha ka theksuar se gjatë takimit, biseda u fokusua kryesisht te rëndësia e diplomacisë parlamentare dhe prioritetet e bashkëpunimit mes Kuvendit të Shqipërisë dhe Kuvendit të Kosovës.

banner

Ambasadori Durmishi shfrytëzoi rastin për t’i shprehur Hasanit falënderimet për bashkëpunimin dhe lehtësinë e komunikimit gjatë kohës që ai shërbente si Ministër i Jashtëm, si dhe për kontributin në forcimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy