Është vendosur fituesi i BBVIP Albania 5? Ja emri që po përflitet për çmimin e madh

by informim peje

Edhe pse kanë kaluar vetëm 27 ditë nga nisja e “Big Brother VIP Albania 5” dhe finalja e madhe duket ende muaj larg, për gazetarin Elton Tozaj gara duket se ka përfunduar.

Mes dinamikave të forta dhe debateve të përditshme, ai ka veçuar një emër të vetëm që sipas tij e ka fitoren në xhep: Stenaldo Mëhillin.

banner

Gjatë një interviste të fundit, Tozaj nuk ka lënë vend për dyshime, duke vlerësuar maksimalisht banorin që surprizoi të gjithë me hyrjen e tij, për shkak të faktit se është i verbër.

“Fituesi dihet që është Stenaldo, patjetër. Stenaldo është super personazh. Është një njeri që studion çdo lloj gjëje dhe ta mendosh që është i verbër,” u shpreh gazetari.

Përveç karakterit, Tozaj theksoi:

“Stenaldo është i vetmi njeri i verbër konkurrent, i vetmi i verbër që ka hyrë në çdo Big Brother në botë”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy