Bayern Munich mund të regjistrojë rikthimin e shumëpritur të Jamal Musiala, i cili ka munguar që nga korriku për shkak të një frakture në fibulë dhe zhvendosjen e kyçit të këmbës gjatë Kupës së Botës për Klube.
22-vjeçari ka qenë dy javë në stërvitje të plota dhe trajneri Vincent Kompany shprehu shpresën se Musiala do të jetë në dispozicion për herë të parë këtë sezon.
“Nëse gjithçka shkon mirë sot, ai do të jetë aty. Kjo është një gjë e madhe,” tha Kompany në konferencën për shtyp para ndeshjes. “Ai jep shumë energji pozitive dhe tani po i shijon edhe gjërat më të vogla.”
Megjithatë, liderët e Bundesligës kanë mungesa në përbërje, veçanërisht në mbrojtjen e djathtë, pasi Konrad Laimer pësoi një dëmtim dhe do të mungojë disa javë.
Me Josip Stanisic gjithashtu jashtë, mund të shihet rikthimi i Joshua Kimmich në këtë pozicion.
Bayern pritet të përballet me RB Leipzig, të cilët janë ngjitur në vendin e tretë të Bundesligës.
Kapiteni i Leipzig, David Raum, paralajmëroi: “Jemi një ekip krejt ndryshe nga ai që luajti me Bayern në ndeshjen e fundit. Jemi më të stabilizuar dhe më të organizuar, dhe do të luajmë me guxim në shtëpi.”
Ky përballje vjen pas një starti spektakolar të sezonit, ku Bayern kishte fituar 6-0 në ndeshjen e parë me hat-trick të Harry Kane.
Rikthimi i Musiala mund t’i japë Bayernit një shtysë të madhe në ofensivë për sfidën e radhës.

