“Nuk u joshëm nga oferta e Ramës për në qeveri apo Avokatin e Popullit”, Lapaj: Tradhtia është e njohur, por nuk lejuam që PS të merrte 84 mandate

by Nexhat

Adriatik Lapaj, në një intervistë me moderatoren Nisida Tufa, gjatë emisionit “Kjo Javë”, u shpreh se ai ka bërë reflektime për situatën e krijuar pas zgjedhjet parlamentare të 11 majit, ku dy bashkëkryetarët e koalicionit “Nisma-Shqipëria Bëhet”, patën konflikt për mandatin e fituar, nga listat e mbyllura, ku ata përfshinë familjarët e tyre.

Lapaj tha se për këtë vendimarrje ai ka bërë refleksionet e tij teksa kërkoi dhe falje, por nga ana tjetër, ai tha se ndjehet krenar për veten dhe aktivistët e tij që nuk u shantazhuan dhe u joshën për t’ja kaluar këtë mandat Edi Ramës

banner

Adriatik Lapaj: Unë kam bërë reflektimet e mia, shumë gjëra do të bënim ndryshe, një pjesë ka ardhur dhe nga mungesa e eksperiencës dhe naiviteti i së mirës me dëshirën për të bërë më shumë. Nëse do të ktheehshim pas, në asnjë rast nuk do të përdornim familjarët për ti futur në lista, për të djegur listat e mbyllura, pasi kundërshtari i përdori në mënyrë të keqe. Qëllimi ishte i mirë por ne ramë në sy pasi morëm mandat. Cdo qytetari që është ndjerë keq i kërkojmë falje, por donim të jepnim modelin e garës në listat e hapura

Gjithcka bëmë, tregoi sistemin e pabarabartë electoral. Nëse do të ktheheshim pas do e shmangim këtë të listave,

Koha vërtetoi se regjisori i së ligës ka qenë Edi Rama, dhe jemi krenarë që nuk u joshëm nga ofertat për tu bërë palë në qeveri me Edi Ramën dhe nuk u shantazhuam as për mandatin e atij që pasi e kërkoi ta merrte për tu bërë ministër dhe për të bërë 84 vota Edi Rama, për atë që bëri u shpërblye dhe shëmtia e zgjedhjes së Avokatit të Popullit e dëshmoi.

Sot dëshmohet fakti se nëse do të kishim pranuar presionn, Edi Rama do të kishte 84 vota.ndaj i bëmë bllokadë me cdo cmim, sepse tradhëtia është njohur

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy