Peci paralajmëron rrënime te Stacioni i Autobusëve: Do të lirohen të gjitha hapësirat publike

by informim peje

Kryetari i Komunës së Mitrovicës së Jugut, Faton Peci thotë të ketë marrë vendim për rrënimin dhe lirimin e hapësirave publike te Stacioni i Autobusëve.

Ai madje tha se të tilla aksione do të ketë derisa të lirohen të gjitha hapësirat publike.

banner

Postimi i plotë:

Vendimi i radhës është rrënimi dhe lirimi i hapësirës publike te Stacioni i Autobusëve. Aksione të tilla do të kemi në vazhdimësi deri në lirimin e plotë e të gjitha hapësirave publike. Përmes këtij vendimi u bëj thirrje qytetarëve që të mos i uzurpojnë hapësirat publike, sepse të gjithë ata që në mënyrë të kundërligjshme shfrytëzojnë ose i kanë të uzurpuara hapësirat komunale do të kenë konsekuenca të tilla ashtu siç është e paraparë me ligj.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy