“Si nuk përton të martohesh” – Komentet për dasmën, reagon Blero

by Nexhat

Pas publikimit të pamjeve nga dasma e tij me partneren, Eronita, dhe valës së komenteve në rrjet, Blero ka vendosur të reagojë publikisht. Në mesin e urimeve, nuk munguan as komentet ironike dhe skeptike, duke qenë se kjo është martesa e tretë për këngëtarin, pas lidhjeve me Teuta Krasniqin dhe Afrona Dikën.

Rrjeti u mbush me komente të tipit: “Uroj të jetë torta e fundit”, “Si nuk përton të martohesh”, apo “Nuk paska punë tjetër veç të martohet e të ndahet”, duke e kthyer jetën personale të artistit në temë diskutimi per disa dite ne rrjetet sociale.

banner

Megjithatë, Blero zgjodhi të mos polemizojë drejtpërdrejt, por t’i përgjigjet situatës me një postim të shkurtër, por domethënës.

Në një foto nga dasma, ku shfaqet duke kërcyer, ai shkroi:

“A ju duket sikur më… gëzuar për dashurinë”, duke thënë në këtë formë se nuk shqetesohet për asnjë koment.

Komenti i tij u interpretua si një përgjigje ironike ndaj kritikave, por edhe si një mesazh se ai po e jeton këtë fazë të jetës i qetë dhe i përqendruar te ndjenjat, pavarësisht zhurmës në rrjet.

Postimi mori reagime të shumta, ku një pjesë e ndjekësve i dolën në mbrojtje, duke theksuar se dashuria nuk ka “numër” dhe se secili meriton të jetë i lumtur.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy