Sveçla ende s’shkon në seancën, ani pse gjyqtari kishte paralajmëruar se kushdo që mungon do të lëshohet urdhërarrest

by Nexhat

Ndonëse ishte dhënë një paralajmërim, megjithatë në sallën e gjyqit kur pritet të mbahet seanca për hedhjen gazit lotsjellës, Xhelal Sveçla nuk shihet gjëkundi,

Në sallë janë deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli dhe Salih Zyba.

banner

Kujtojmë që në seancën e mbajtur më 31 tetor, gjyqtari Sabit Sadikaj pati paralajmëruar se kushdo që do të mungojë në seancë, ndaj tij do të lëshohet urdhërarrest, me kërkesë eventuale për paraburgim.

“Secila palë që mungon, ndaj asaj pale të lëshohet urdhërarrest dhe kërkesë për caktim të masës së paraburgimit eventual”, pati thënë gjyqtari Sadikaj.

Pacolli, Zyba së bashku me ministrin e Brendshëm në detyrë, Xhelal Sveçla, akuzohen për “hedhje të gazit lotsjellës” në Kuvendin e Kosovës në vitin 2018.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy