Tony Blair i bashkohet grupit administrativ të Trump për Gazën

by Nexhat

Tony Blair do të jetë ndër anëtarët e një organi administrativ të krijuar rishtazi, i cili pritet të mbikëqyrë tranzicionin e Gazës pas luftës, njoftoi Shtëpia e Bardhë.

I quajtur Bordi Ekzekutiv Themelues, ky organ pritet të vërë në zbatim vizionin e Bordit të Përgjithshëm të Paqes, thuhet në deklaratë, raporton Sky News.

banner

Bordi i Paqes pritet të drejtohet nga Donald Trump dhe përfshin figura si Keir Starmer, si pjesë e fazës së dytë të planit 20-pikësh të paqes për Gazën të Donald Trump.

Sipas Shtëpisë së Bardhë, Bordi Ekzekutiv Themelues do të përfshijë anëtarët e mëposhtëm, përveç Blair-it:

Marco Rubio, sekretar i shtetit i SHBA-së

Steve Witkoff, i dërguari special i Trump për Lindjen e Mesme

Jared Kushner, dhëndri i Trump-it, i cili negocioi planin e paqes

Marc Rowan, miliarder dhe drejtor ekzekutiv i Apollo Global Management

Ajay Banga, president i Bankës Botërore

Robert Gabriel, ndihmës i Trump për politikat

Anëtarë për të mbikëqyrur portofole kyçe të qeverisjes

Deklarata thotë gjithashtu se çdo anëtar i Bordit Ekzekutiv do të mbikëqyrë një fushë të përcaktuar, “kritik për stabilizimin dhe suksesin afatgjatë të Gazës”, duke përfshirë fusha si marrëdhëniet rajonale dhe mobilizimin e kapitalit.

Për më tepër, deklarata njofton krijimin e Komitetit Kombëtar për Administrimin e Gazës (NCAG), i cili do të mbikëqyrë “rivendosjen e shërbimeve publike bazë, rindërtimin e institucioneve civile dhe stabilizimin e jetës së përditshme në Gaza”.

Ai do të drejtohet nga Ali Shaath, një zyrtar palestinez.

Puna e NCAG-së do të mbështetet nga Bordi Ekzekutiv i Gazës, i cili përfshin Witkoff, Kushner, Blair, Rowan, si edhe ministrin e jashtëm të Turqisë Hakan Fidan, oficerin e inteligjencës egjiptiane Hassan Rashad, diplomatin nga Katari Ali Al Thawadi, biznesmenin qipriot Yakir Gabay dhe zyrtaren e OKB-së Sigrid Kaag.

Ai do të përfshijë gjithashtu Nickolay Mladenov, një diplomat bullgar, i cili do të shërbejë si Përfaqësues i Lartë për Gazën. Ai do të lidhë punën e Bordit të Paqes me NCAG-në.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy