Ambasadori suedez kërkon formim të shpejtë të institucioneve dhe zbatim të marrëveshjeve

by informim peje

Ambasadori i Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund, ka thënë se sa më shpejt duhet të formohen institucionet e Kosovës në mënyrë që të kryhen shumë punë të cilat nuk u kryen si shkak i mungesës së tyre.

Ai ka thënë se është e rëndësishme që të formohet një qeveri stabile, qoftë e vetme apo edhe e koalicionit.

banner

“Nëse flasim për situatën parlamentare, mund të argumentohet se vrulli është humbur prej kohësh. Por le të fokusohemi te viti 2026-të. Zgjedhjet janë mbajtur, së shpejti do të kemi një qeveri të re dhe ka shumë çështje që duhen zgjidhur, veçanërisht sa i përket vendeve të punës, pensioneve dhe mirëqenies sociale. Për këto arsye, besoj se viti 2026 do të jetë një vit i mirë”, ka deklaruar Westerlund për Ekonomia Online.

Derisa përmendi miratimin e buxhetit dhe kredive nga Banka Botërore, ambasadori suedez thekson se duhet të ecet përpara me dialogun Kosovë – Serbi.“Natyrisht, nuk kam asnjë mendim se cila qeveri apo cili subjekt politik do të fitojë. Është gjithmonë mirë të kemi një qeveri stabile, qoftë ajo një qeveri koalicioni apo një qeveri e vetme. Duhet të miratohet buxheti, duhet të miratohen një sërë kredish nga Banka Botërore. Duhet të ecim përpara sa i përket dialogut për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë”, theksoi ai.

Ambasadori potencon se duhet të zbatohen marrëveshjet e arritura, ajo e Brukselit dhe Aneksin e Ohrit.“Mendoj se e ardhmja e Kosovës është shumë e ndritshme, si në aspektin e punësimit dhe zhvillimit të kompanive, ashtu edhe në lidhje me dialogun e normalizimit. Dialogu ka qenë në vazhdim që nga viti 2011. Kemi mbi 90 marrëveshje, përfshirë Marrëveshjen e Brukselit të shkurtit 2023 dhe aneksin e Ohrit. Këto marrëveshje duhet të zbatohen”, deklaroi ai.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy