Paracetamoli gjatë shtatzënisë nuk lidhet me rrezikun e autizmit ose ADHD-së tek foshnjat

by informim peje

Provat aktuale nuk e lidhin përdorimin e paracetamolit gjatë shtatzënisë me autizmin, thanë ekspertët pas një shqyrtimi të ri të studimeve mbi këtë hipotezë, sipas “Lancet”.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump tha në shtator se kishte pasur një “rritje meteorike” të rasteve të autizmit dhe se “Tylenol” – i cili quhet paracetamol në Britaninë e Madhe – ishte një shkak i mundshëm.

banner

Ai tha se qetësuesi i dhimbjeve nuk duhej të merrej gjatë shtatzënisë. Deklarata e Trump u kritikua nga aktivistët e autizmit dhe shkencëtarët në Britaninë e Madhe dhe në mbarë botën.

Ekspertët thanë se shpresonin që studimi i fundit do ta “zgjidhte çështjen”.

Hulumtuesit kryen një shqyrtim të gjerë mbi çështjen, i cili u botua në revistën “The Lancet Obstetrics, Gynaecology and Women’s Health”.

Një ekip ndërkombëtar akademikësh, përfshirë ekspertë nga Britania e Madhe kontrolluan në bazat e të dhënave kërkimore të të gjitha studimeve, që raportonin vlerësime të rrezikut për autizmin, çrregullimin e hiperaktivitetit të mungesës së vëmendjes (ADHD) dhe aftësitë e kufizuara intelektuale.

Studimet e përshtatshme për shqyrtim krahasuan shtatzënitë me dhe pa ekspozim ndaj paracetamolit, si dhe shqyrtuan pyetësorë të validuar ose të dhëna mjekësore mbi rezultatet mjekësore.

Ata gjithashtu shqyrtuan sëmundje të tjera që kishin nënat dhe trajtimet e tjera që ato kishin marrë.

Rreth 43 studime u përfshinë në një shqyrtim sistematik – një shqyrtim gjithëpërfshirës i të dhënave – dhe 17 studime në meta-analizë – një metodë kërkimore për kombinimin sistematik të gjetjeve nga studime të shumta.

U përfshinë gjithashtu një numër i të ashtuquajturave “studime krahasimi të vëllezërve dhe motrave”.

Këto studime krahasojnë fëmijët e lindur nga e njëjta nënë, në një shtatzëni ku ajo ka marrë paracetamol dhe në një shtatzëni tjetër ku nuk ka marrë paracetamol.

Autorët arritën në përfundimin se ekspozimi ndaj paracetamolit gjatë shtatzënisë nuk ishte i lidhur me rrezikun e çrregullimit të spektrit të autizmit, ADHD-së ose aftësive të kufizuara intelektuale.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy