Pasojat e vërshimeve: Muri i fqinjit ia prishi shtëpinë, s’e ndihmon komuna

by informim peje

Rrëzimi i murit të komshiut përballë, ia çau muret e katit të dytë të shtëpisë.

Tullat ranë, e Alban Topkos ia shtuan hallet pasi në ndërtesën e vjetër, ai jeton vetë i shtati, raporton Klan Kosova.

banner

Për këtë që i ndodhi të premten e 9-të janarit, ky beson se sherrin ia bënë reshjet e mëdha të shiut.

Për pasojë, familja 7-anëtarëshe u detyrua të bëhet grumbull në një hapësirë të ngushtë në katin e parë.

Megjithatë, as këtu nuk po ndihen të sigurt.

Ndonëse ky kërkoi ndihmë nga Komuna, përgjigjja që mori e la “vjerrë”.

Në institucionet lokale i ka sytë edhe vetë ai të cilit i përkiste ky mur. Ai i tha Klanit se nëse nuk ndërmarrin asgjë, do të shikojë mundësitë për ta rregulluar vetë.

Lidhur më këtë çështje të shtunën, kryetar i Prizrenit Shaqir Totaj, ishte i pa qasshëm.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy