Shampanjë, ushqim dhe Roger Federer për… 20 mijë dollarë/ Australian Open “rrjep” tifozët

by informim peje

Nga nesër, e diel, gjërat fillojnë të bëhen serioze, me Jannik Sinnerin dhe Carlos Alcarazin gati për të sulmuar shortin kryesor.

Por Australian Open janë edhe shumë më tepër se kaq.

banner

Janë “One Point Slam”, një ndeshje ekzibicioni që e bëri të pasur një amator, dhe janë gjithashtu përballja mes legjendave, mes ish-numrave 1, një “shfaqje” me aktorë si Roger Federer, Andre Agassi, Pat Rafter dhe Lleyton Hewitt.

Në Melbourne, Federer ka triumfuar gjashtë herë gjatë karrierës së tij. Ai është një legjendë. Është një “emër” që ende tërheq shumë.

Pikërisht aurën e tenistit nga Bazeli e kanë shfrytëzuar organizatorët e turneut Grand Slam, të cilët për ndeshjen mes legjendave kanë caktuar çmimin prej 20 mijë dollarësh australianë (rreth 10.700 franga) për një paketë që përfshin një vend premium në Rod Laver Arena, shampanjë, një vakt ushqimi dhe një takim me kampionin e madh zviceran.

A është vlerësuar kjo iniciativë?

Federata Australiane i ka konfirmuar se biletat janë shitur menjëherë. Por në fund të fundit, çfarë rastesh të tjera ka për t’u takuar me “Mjeshtrin Zviceran”?

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy