Manchester United ka shënuar një fitore të rëndësishme kundwr Manchester Cityt, duke triumfuar në një ndeshje plot emocione dhe tension. “Djajtë e Kuq” e gjetën rrugën e golit vetëm në pjesën e dytë, pasi në fraksionin e parë u përballën me mungesë fati dhe vendime që ua mohuan avantazhin.
Në pjesën e parë, United pa t’i anuloheshin dy gola për pozicion jashtë loje, fillimisht Amad Diallo në minutën e 32-të dhe më pas Bruno Fernandes në minutën e 40-të. Për më tepër, Harry Maguire u ndal nga traversa që në minutën e 4-t, duke paralajmëruar një ndeshje të vështirë për vendasit.
Rezistenca u thye në minutën e 65-të, kur Mbeumo realizoi një gol të bukur me të majtën nga qendra e zonës, duke i dhënë avantazhin Manchester United. Vetëm 11 minuta më vonë, në minutën e 76-të, Dorgu vulosi fitoren me një goditje të saktë me të majtën, topi u ndal nën traversë dhe mbylli praktikisht ndeshjen.
Kjo fitore i mundëson Manchester United të ngjitet përkohësisht në renditje, duke kaluar Liverpoolin, i cili ende nuk e ka zhvilluar ndeshjen e tij ndaj Burnleyt. Ndërkohë, pasdite zhgënjyese për skuadrën e Pep Guardiolës, e cila pësoi një tjetër goditje në garën për titull.
Situata mund të shfrytëzohet nga Arsenali, i cili ka mundësinë të shkëputet në krye të tabelës nëse arrin fitore në përballjen ndaj Nottingham Forest. Gara për titull mbetet më e hapur se kurrë.

