2 javë e mbyllur! Kushtoi 260 mln euro, rruga e Ballukut Qukës-Qafë Plloçë e mbuluar nga balta e inertet edhe pas rihapjes

by Nexhat

Pas dy javë e mbyllur, është hapur këtë të diel rruga Qukës-Qafë Plloçë, e cilësuar si rruga e “artë” e ministres Belinda Balluku, pasi ka kushtuar 260 mln euro.

Megjithatë, sic shihet nga pamjet me dron që ka sjellë gazetarja e News24 për BalkanWeb, Lorena Kodra, rruga sërish është e mbuluar nga balta dhe inertet edhe pas rihapjes.

banner

Sot ka filluar qarkullimi vetëm për mjetet që kanë destinacion fshatrat e Pogradecit që lidhen me këtë rrugë.

Megjithëse është  punuar për largimin e gjithë masivit shkëmbor që ra rreth 10 ditë më parë si shkak i shirave dhe motit të keq që përfshinë qarkun e Korçës, vijon puna për pastrimin e rrugës nga balta ndërsa mjetet me destinacion Elbasanin apo anasjelltas me drejtim Korçën do të vijojnë qarkullimin normal ditën e nesërme(të hënë)

Kujtojmë që kjo rrugë herë pas here ka patur problematika të shumta sa i përket rrëshqitjeve të dhereva dhe shkëmborëve nga skrapatat gjë që ka çuar në bllokimin e rrugës duke ngritur pikpyetje për cilësinë e punimeve dhe studimin gjeologjik

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy