Një person është vetplagosur në Deçan, njofton policia.
Si prova materiale janë sekuestruar arma pa leje dhe një gëzhojë.
“ARMËMBAJTJE PA LEJE- Deçan / 17.01.2026 – 02:50. Policia është njoftuar se një person ka kërkuar ndihmë mjekësore për shkak të lëndimit në gishtin tregues të dorës e që dyshohet se është shkaktuar nga arma e zjarrit. Njësitë policore kanë kontaktuar me të lënduarin m/k dhe i njëjti ka deklaruar se është vet plagosur. Si prova materiale policia ka sekuestruar një armë zjarri (revole) pa leje dhe një gëzhojë qe dyshohet se është e të njëjtës armë. Në konsultim me prokurorin kujdestar rasti mbetet nën hetime.”

