Haradinaj kërkon rinumërim të plotë: Grusht hajdutësh, e habitshme qysh Prokuroria s’po lëviz

by Nexhat

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka kërkuar rinumërim të tërësishëm të votave të zgjedhjeve parlamentare të 28 dhjetorit, pasi rinumërimi i votave në afro 1000 vendvotime dëshmoi manipulimet.

“Rinumërimi i pjesshëm i votave të kandidatëve po e nxjerr në shesh një skemë manipulimi të përmasave shqetësuese të votës së qytetarit”, shkroi ai në një postim në Facebook.

banner

“Procesi i këtyre zgjedhjeve qysh sot është lënduar dhe pas këtyre gjetjeve, vota duhet të rinumërohet një për një. Pa rinumërim të tërësishëm, nuk sigurohet integriteti i këtyre zgjedhjeve”, shtoi Haradinaj.

Ai tha se ishte “e habitshme qysh Prokuroria nuk është vënë në lëvizje qysh sot”.

“Demokracia nuk mund të jetë viktimë e një grushti hajdutësh”, shkroi ai.

“Apeloj tek të gjithë mekanizmat që me vendimet e veprimet e tyre ta mbrojnë votën e qytetarit dhe ta rikthejnë integritetin e zgjedhjeve të 28 Dhjetorit. Çdo drejtim tjetër do të kishte pasoja të pariparueshme!”, shtoi Haradinaj.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy