Letra e Trump për Bordin e Paqes/ Reagon Rama: Nuk janë ftuar të gjitha shtetet e OKB. Gënjeshtër që do paguajmë 1 miliardë euro

by Nexhat

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish lidhur me letrën e  presidentit amerikan Donald Trump për ftesën për Bordin e Paqes për Gazën.

Në postim në platformën X, kryeministri Rama nënvizon se Shqipëria është e ftuar në Bordin e Paqes për Gazën dhe se jo të gjitha shtetet e OKB e kanë marrë një ftesë të tillë.

banner

Më tej ai nënvizoi se ka një fakt të tillë se “Shqipëria do të paguajë 1 miliardë dollarë”, duke sqaruar se kjo është e pavërtetë.

Reagimi i kryeministrit Edi Rama:

Tenxheret politike mediatike po bubullojnë e gërrgërrojnë aq fort sa thua se në Bordin e Paqes së Presidentit Trump nuk është ftuar Shqipëria, po një vend armik i Shqipërisë! Në Bordin e Paqes janë ftuar të gjitha shtetet e OKB GËNJESHTËR Shqipëria do të paguajë 1 miliardë EURO GËNJESHTËR Palestinezët do të vijnë në Shqipëri GËNJESHTËR E vërteta është shumë e thjeshtë se sa ç’pjell, sidomos në çdo rast kur nderohet Shqipëria, mllefi i injorancës dhe inati i ligësisë: Tenxheret politike e mediatike të mexhelisit tonë janë teneqera të zhurshmshme Shqipërisë së vjetër, ndërsa kjo që po vazhdojmë të ndërtojmë me shumë mund e këmbëngulje të madhe është një Shqipëri Tjetër, e dinjitetshme ndërkombëtarisht dhe e respektuar botërisht. Sa për mua personalisht, rëndësi ka vetëm besimi i shumicës së shqiptarëve, që më kanë ngjitur e mbajtur katër herë në majën e shtetit shqiptar dhe respekti i atyre që janë në majat e botës a të Europës, i cili më duhet mbi të gjitha për të nderuar e lartësuar Shqipërinë. Ky është një moment i jashtëzakonshëm i Shqipërisë, ku tërbimi i tenxhereve thjesht na siguron se sa më shumë lehin qentë, aq më përpara është duke shkuar karvani.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy