Milan fiton minimalisht ndaj Lecces

by Nexhat

AC Milan ka vazhduar serinë e rezultateve pozitive në Serie A, duke regjistruar një fitore të rëndësishme 1:0 në udhëtim ndaj Lecces, në kuadër të javës së 29-të të kampionatit italian.

“Rossonerët” zhvilluan një ndeshje të ekuilibruar, ku vendimtare u tregua pjesa e dytë,

banner

Goli i vetëm i takimit u shënua në minutën e 76-të, kur Fullkrug përfitoi nga një asistim i saktë i Saelemaekers dhe e dërgoi topin në rrjetë.

Pas golit, Milani menaxhoi mirë avantazhin, duke mos lejuar vendasit të krijojnë raste serioze për barazim.

Me këtë fitore, Milani arkëton tri pikë të vlefshme për vazhdimin e sezonit, ndërsa Lecce vazhdon të mbetet në një situatë të vështirë në tabelë, duke luftuar për mbijetesë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy