Pas A3-it, bie edhe blloku B2

by Nexhat

Pas rënies së bllokut A4, më pas edhe atij B1, gjysma e Kosovës mbeti pa energji elektrike.

Menjëherë pasi u rikthyen në funksion, nga KEK-u nisën postimet për operimin që e quajtën me kapacitete të plota.

banner

Por vetëm një ditë më vonë, ra edhe blloku tjetër nga termocentrali Kosova A, A3.

Sipas burimeve të gazetares së Klan Kosovës, Altiana Zogaj sot ra nga funksioni  edhe blloku B2.

Rreth gjendjes energjetike në vend, Klani ka dërguar pyetje edhe në adresë të KEK-ut e në atë të ushtruesit të detyrës së drejtorit ekzekutiv, Gramos Hashani, megjithatë deri më tani nuk ka pranuar përgjigje.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy