Rrahmani mungon ndaj Copenhagenit në Champions League

by Nexhat

Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani, nuk do të jetë në dispozicion të Napolit për ndeshjen kundër Copenhagenit në Ligën e Kampionëve.

Rrahmani u dëmtua në muskulin e kofshës së majtë gjatë ndeshjes së së shtunës ndaj Sassuolos në Serie A, ku Napoli fitoi 1:0. Ai u detyrua të largohej nga loja në minutën e 67-të, pas ndjesive të dhimbjes.

banner

Sipas mediave lokale në Napoli, futbollisti do t’i nënshtrohet të hënën ekzaminimeve të detajuara mjekësore për të përcaktuar shkallën e dëmtimit.

Raportimet paraprake sugjerojnë se ai mund të mungojë rreth dy javë, çka do ta përjashtonte nga dueli i radhës në Champions League.

Ndeshja Copenhagen – Napoli zhvillohet të martën, me fillim nga ora 21:00, dhe i takon xhiros së shtatë të Ligës së Kampionëve

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy