Ministrja e Punëve të Jashtme, Elisa Spiropali, ka ndarë një postim në rrjetet sociale nga vizita e saj zyrtare në Kiev këtë javë, ku ka përshkruar nga afër realitetin e vështirë me të cilin po përballet Ukraina mes luftës dhe dimrit të ashpër.
Në një rrëfim të shoqëruar me imazhe, Spiropali thekson se gjatë qëndrimit në kryeqytetin ukrainas ka parë lodhjen e thellë fizike dhe shpirtërore te qytetarët. Ajo përshkruan fytyra luftëtarësh me plagë të dukshme dhe të padukshme, familje që jetojnë mes mungesash, prindër të mbushur me frikë të përditshme dhe fëmijë që, sipas saj, po detyrohen të rriten më shpejt se mosha e tyre për shkak të rrethanave të luftës.
“Brenda kësaj dhimbjeje dhe qëndrese të paepur”, shkruan ministrja, ajo është nderuar nga presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky me Urdhrin e Lartë të Princeshës Olga, Klasi I, një vlerësim që jepet për kontribute të veçanta
Spiropali e ka cilësuar këtë dekoratë si një nder dhe kujtim të paharrueshëm, duke theksuar se ajo i shton ndjenjën e përulësisë dhe përgjegjësisë për të folur, për të vepruar dhe për të qëndruar çdo ditë në shërbim të vendit dhe të vlerave që, sipas saj, i bashkojnë popujt evropianë

