Shkenca moderne po punon çdo ditë për të kuptuar autizmin dhe për të zhvilluar trajtime të bazuara në prova, që synojnë të ndihmojnë fëmijët dhe familjet e tyre në mënyrë të sigurt dhe efektive.
Por në Kosovë, dikush që nuk ka lidhje as me shkencën e as me mjekësinë ka gjetur një mënyrë, që prindërve edhe mund t’u japë shpresë.
Me 4 mijë euro në xhep dhe premtime të dyshimta, prindërit e fëmijëve me autizëm po udhëtojnë drejt Gjilanit për të takuar Arianit Sllamnikun.
Ai pretendon se mund të shërojë autizmin duke larguar parazitët nga trupi i njeriut, me medikamente që zakonisht janë të destinuara për kafshë, e jo për njerëz.
Ekipi i Kiks Kosova vendosi të verifikojë pretendimet, por zyra ku zhvillohen konsultimet ishte e mbyllur.
Rrugëtimi vazhdoi deri te banesa e Sllamnikut, ku u takua vetëm bashkëshortja, e cila konfirmoi se ai nuk ndodhej aty.
Megjithatë, gazetarja pati një komunikim përmes mesazheve me të.
Pasi vendosi që të mos deklarohej më gjatë për çështjen, Arianit Sllamniku vendosi që të hyjë live në Facebook, ku lëshoi akuza.
Të gjitha detajet i gjeni në kronikat e mëposhtme, të përgatitura nga Kiks Kosova.

