Haziri para mbledhjes së Kryesisë: Nuk shpallen kandidaturat për kryetar të LDK-së sot

by Nexhat

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri tha se nuk do të ketë shpallje të kandidaturave për kryetar të LDK-së, ndërsa po hynte në selinë e partisë para se të niste mbledhja e Kryesisë.

Haziri iu përgjigj shkurt pyetjeve të gazetarëve ndërsa ecte mes tyre.

banner

“S’kemi shpallje të kandidaturave sot. Kemi mbledhje të Kryesisë”, tha ai.

Mbledhja e Kryesisë së LDK-së ka nisur para disa minutash. Ajo pason një takim të 13 janarit, të kryetarit Lumir Abdixhiku me nënkryetarët e partisë.

Abdixhiku ka ofruar dorëheqjen e tij nga pozita e kryetarit të LDK-së, por fjalën e fundit për pranimin ose jo të dorëheqjes ka thënë se do ta ketë Kuvendi i LDK-së.

Disa në partinë më të vjetër në vend kanë shprehur pakënaqësinë që dorëheqja e Abdixhikut nuk ishte e parevokueshme

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy