Juventus humb betejën ligjore me CR7-ën, “Zonja e Vjetër” duhet të paguajë 11 mln euro

by Nexhat

Te Juventusi, ditë mes hijesh dhe shpresash. Klubi bardhezi ka pësuar një humbje të rëndë jashtë fushës, pasi Gjykata e Punës në Torino ka rrëzuar përfundimisht ankesën kundër Cristiano Ronaldos, duke konfirmuar detyrimin për t’i paguar ish-sulmuesit portugez rreth 9,7 milionë euro paga të prapambetura, që me interesat arrijnë në afro 11 milionë.

Çështja lidhet me “manovrën e dytë të pagave” për sezonin 2020/2021 dhe mbyll një sagë të gjatë ligjore në favor të CR7, me Juventusin që do të përballojë edhe shpenzimet gjyqësore.

banner

Paralelisht, vëmendja e klubit është përqendruar te merkatoja. Juventusi po shtyn fort për Jean-Philippe Mateta, i konsideruar përforcimi ideal për repartin ofensiv. Pavarësisht refuzimit fillestar të Crystal Palace ndaj ofertës për huazim me detyrim blerjeje, drejtuesit bardhezi nuk dorëzohen dhe janë gati të rrisin ofertën për të mbyllur marrëveshjen. Objektivi është që sulmuesi francez të jetë në dispozicion për sfidën e së dielës në “Stadium” kundër Napolit. Negociatat vijojnë, me kërkesën prej 35 milionë eurosh që mbetet pengesa kryesore, ndërsa lojtari ka dhënë tashmë dritën jeshile për transferimin në Torino

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy