KEK padit Janina Ymerin, Bajrami: Kurti po lufton kritikët, jo mafian energjetike

by informim peje

KEK-u ka parashtruar padi ndaj Janina Imeri nga Lidhja Demokratike e Kosovës, duke pretenduar se kjo është bërë për ndaluar përhapjen e informatave të rrejshme dhe propagandës.

Ndaj kësaj ka reaguar Hykmete Bajrami nga LDK, e cila tha se Qeveria në vend që të luftojë mafinë energjetike, po e lufton Janina Ymerin.

banner

Ajo ka ritheksuar se Bordi i ZRRE-së, i zgjedhur nga Albin Kurti, e ka licencuar EFT-në e Vuk Hamoviçit dhe superkompaninë NOA.

“Albin Kurti në vitin 2019 thoshte se nuk je lider shqiptar nëse nuk e lufton mafinë energjetike. Sot, pas pesë vitesh qeverisje, ai nuk po e lufton mafinë energjetike. Përkundrazi, përmes veglave të tij, ka vendosur ta luftojë Janina Ymerin. Për rikujtim: Bordi i ZRRE-së, i zgjedhur nga Albin Kurti, e ka licencuar EFT-në e Vuk Hamoviçit dhe superkompaninë NOA. Këtu jemi! Pavarësisht rezultatit të 28 dhjetorit, nuk heshtim”, ka thënë Bajrami.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy