Myrto Uzuni drejt SERIE A – Flet sulmuesi kuqezi: Humba Euro 2024, por shpresoj Botërorin!

by informim peje

Viti 2026 mund të jetë historik për kombëtaren kuqezi, pasi do të luajmë më 26 mars ndeshjen e play-Off-it të Botërorit për herë të parë në histori duke patur ende shans për t’u paraqitur për në finale.

Mes protagonistëve të këtyre eliminatoreve të Botërorit të vitit të shkuar ishte Myrto Uzuni. Për herë të parë, si lojtarë I kampionatit amerikan I cili është pushim në këtë periudhë dimërore në Europë, I dha mundësinë atij të qëndronte gjatë në vendlindjen e tij Berat dhe të shijojë famën e arritur si futbollist I kombëtares tashmë.

banner

“Nga vij unë e vetmja mënyrë në shtëpi për të mbijetuar ka qenë futbolli. Jam shumë krenar për veten time që ja arrita falë sakrificave të familjes sime dhe falë njerëzve si Polizon Kuqei, ish-trajneri i Beratit që më ka ndihmuar, më ka dhënë rrogën e parë 175 mijë lekë dhe isha njeriu më I lumtur në botë, pasi mami më thoshte lëre futbollin se skami ilaç të lajmë rrobat, pasi fushat ishin me baltë”, tha Uzuni për Top Channel.

Por rreth dy vite më parë, Uzuni ishte një ndër të përjashtuarit për në finalet e Europianit, Gjermani 2024, një peng I karrierës së tij.

“Unë besoj gjithmonë tek vetja ime, punoj fort dhe I dedikoj të gjithë kohën. Normalisht pjesa e europianit ka atë boshllëkun e vet në shpirtin tim, ai Europian do të mbetet një boshllëk por uroj ta plotësoj me Botërorin”, tha Uzuni.

Sa I përket kundërshtarit të radhës, së play-off-it, Uzuni shprehet besimplotë.

“Normalisht nuk ka më ekipe të forta apo të dobëta, ne nuk po luajmë kundër Anglisë apo Gjermanisë po luajmë ndaj Polonisë, një ekip shumë I vështirë, por unë mendoj se shanset i kemi 50 me 50”, tha Uzuni.

Uzuni ka edhe 3 vite kontratë me Austin në SHBA, por Cagliari që është një ndër skuadrat e interesuara por jo vetëm ata e kanë joshur atë për një rikthim në Europë edhe pse fakti që ka një kontratë e bën lojtarin kuqezi të rezervuar të flasë hapur.

“Varet ku do të ishte mundësia, në çfarë kampionati do të jetë kërkesa, por me këto gjëra merret menaxheri dhe ai më pas, I mbledh dhe zgjidhet opsioni më I mirë për mua”, tha ai./Mapo

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy