Federata e Basketbollit të Kosovës e ka përdorur një metodë për duartrokitje pas incidenteve të fundit që ndodhën në palestrat sportive.
Në fakt, në ndeshjen e basketbollit mes Bashkimit dhe Rahovecit 029, për pak minuta u dërgua një mesazh ndryshe,
Në vend të gjësendeve të hedhura me mllef, në parket u hodhën arushë të butë nga fëmijët, si simbol i paqes, respektit dhe sportivitetit.
“Basketbolli është më shumë se një lojë. Është respekt, dashuri, dhe përgjegjësi ndaj brezave të rinj. Pas incidenteve të fundit në disa palestra, mbrëmë në Prizren ndaluam ndeshjen Bashkimi – Rahoveci 029 për pak minuta për të dërguar një mesazh ndryshe! Në vend të gjësendeve të hedhura me mllef, në parket u hodhën Arushë të butë, nga fëmijët si simbol i paqes, respektit dhe sportivitetit”, shkruan shtëpia e basketbollit kosovar.
“Për të dëshmuar se sporti jep vetëm dashuri, fëmijët kanë vendosur që lodrat që i hodhën, t’ua dhurojnë shokëve të tyre në SOS Fshatin e Fëmijëve dhe në Repartin e Pediatrisë. Basketbolli u përket të gjithëve edhe fëmijëve që stërviten çdo ditë, që ëndërrojnë të jenë në parket dhe të mësojnë nga ajo që shohin në tribuna. Palestrat tona duhet të jenë hapësira të sigurta dhe pozitive për ta. Dhuna nuk ka vend në basketboll. Le ta ruajmë lojën e pastër. Falënderim i veçantë për fëmijët nga programi “Sport në Shkolla” dhe Shkollat e Basketbollit të Prizrenit të cilët ishin prezent në palestër”, vazhdon FBK-ja.

