Skuadra e Pejës do ta luajë ndeshjen e radhës në kuadër të ligës ENBL.
Pasi javën e shkuar humbi me rezultat zyrtar për shkak të mosudhëtimit në Greqi, Peja ka ndeshje në Pejë.
Të martën nga ora 17:00, Peja luan në Greqi ndaj ekipit BC Iraklis.
“Skuadra jonë sot udhëton në Greqi, për ndeshjen e radhës në kuadër të ENBL. GO+ Peja nesër me fillim në orën 17:00 në kohën tonë lokale, do të jetë mysafir i skuadrës BC Iraklis”, ka shkruar Peja.
Këtë sezon në ENBL, Peja ka një fitore e katër humbje në pesë ndeshje të luajtura deri më tani.

