Radoniqi: Pas rinumërimit në QNR janë zbritur nga rezultati 36 mijë vota për kandidatë, të cilat u ishin regjistruar në QKN

by Nexhat

Gjatë mbledhjes së sotme, kryetari i KQZ’së Kreshnik Radoniqi, ka thënë se pas rinumërimit në QNR janë zbritur nga rezultati mbi 36 mijë vota për kandidatë, të cilat u ishin regjistruar atyre në QKN.

Po ashtu, ai shtoi se pas rinumërimit u janë shtuar 20 mijë e 978 vota kandidatëve të cilët nuk u ishin regjistruar saktë në QKN.

banner

“Sipas raportit nga vendvotimet e rinumëruara në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, rezulton se pas rinumërimit në QNR janë zbritur nga rezultati 36,007 vota për kandidatë, të cilat u ishin regjistruar atyre në QKN. Po ashtu, pas rinumërimit u janë shtuar 20,978 vota kandidatëve, të cilat nuk ishin regjistruar saktë në QKN. Ndryshimi në numrin e votave të kandidatëve pas rinumërimit tregon se procesi i numërimit të votave të kandidatëve brenda subjekteve politike ka pasur pasaktësi”, tha Radoniqi.

Ai tha se analiza numerike e veçon komunën e Prizrenit si rastin më ekstrem.

“Analiza numerike e veçon komunën e Prizrenit si rastin më ekstrem. Pas rinumërimit në QNR të komunës së Prizrenit janë zbritur nga rezultati 29,343 vota për kandidatë, të cilat u ishin regjistruar atyre në QKN të Prizrenit. Po ashtu, pas rinumërimit u janë shtuar 16,366 vota kandidatëve, të cilat nuk ishin regjistruar saktë në këtë QKN. Megjithatë, në komunat tjera të rinumëruara nuk vërehen dallime të mëdha në votat e kandidatëve. Ndryshimet përfshijnë gabimet eventuale të regjistrimit të votave të kandidatëve dhe shtimin e votave si rezultat i rivlerësimit të fletëvotimeve të pavlefshme, por në vendvotime të caktuara janë evidente ndryshime me të mëdha tek disa kandidatë”, shtoi Radoniqi

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy