Trajneri i Interit para Champions: Arsenali ekip i fortë, por jemi gati

by Nexhat

Trajneri i Interit, Cristian Chivu, dha mendimin e tij para ndeshjes së Champions kundër Arsenal.

“Do të përballemi me një skuadër të fortë, në rritje të vazhdueshme, që ka identitet dhe lojtarë që të vënë në vështirësi. Po dominojnë Premier League, janë të parët dhe po bëjnë një sezon të rëndësishëm.

banner

I dimë vështirësitë që na presin, por jemi edhe të ndërgjegjshëm kush jemi dhe çfarë kemi bërë vitet e fundit. Dimë ta përballojmë këtë lloj ndeshjeje. Do të përpiqemi të jemi në versionin tonë më të mirë.

“Arsenal dhe Bayern janë dy skuadrat më të forta në Europë në këtë moment, por kjo nuk do të thotë se e nisim ndeshjen të mundur. Do të bëjmë më të mirën për të kuptuar momentet e ndeshjes dhe atë që kundërshtari do të na ofrojë

Arteta? Nga trajnerët e tjerë vetëm mund të mësosh, është një i apasionuar pas futbollit dhe po e tregon se është shumë i zoti. Ka ambicie me një skuadër ambicioze. Frattesi? Kam 22 lojtarë në dispozicion. Këshilla për Dimarco? Duhet të më mësojë ai mua dhe jo unë atë”,- tha ai

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy