Hadërgjonaj përfshihet në ekipin ideal të javës në Turqi

by Nexhat

Florent Hadërgjonaj shkëlqeu në fundjavë me ekipin e tij Alanyaspor.

Futbollisti kosovar shënoi gol dhe e dhuroi një asistim ndaj Fenerbahçes në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 18-të të Superligës turke,”.

banner

Për këtë, faqja e specializuar – Sofascore e ka përfshirë lojtarin e krahut të djathtë në ekipin ideal të javës në Turqi.

Përfaqësuesi kosovar është vlerësuar me notën 8,5, njëherësh prej më të lartave të këtij ekipi special.

Përpos që kontribuoi në repartin defanziv, Hadërgjonaj kontribuoi edhe në fazën ofanzive me harkimet e tij.

Në formacionin ideal të javës Hadërgjonaj e gjen veten në mesin e yjeve të futbollit turk. 

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy