Një tjetër yll shqiptar gati për fanellën e AC Milan

by jonzefaj

Nuk mbaron me Jasharin, një tjetër yll shqiptar bëhet Rosoner.

Pavarësisht se është në garë të fortë për titullin kampion në Serie A, te Milan janë të vetëdijshëm se kanë nevojë për disa përforcime, për të qenë kompetitiv në të gjitha garat sezonin e ardhshëm.

banner

Mediat italiane zbulojnë se drejtori sportiv i kuqezinjve, Igli Tare, po planifikon një goditje nga Como.

Bëhet fjalë për Mërgim Vojvodën, i cili po shkëlqen te Como nën drejtimin e Cesc Fabregas.

Vojvoda ka zhvilluar 20 ndeshje këtë sezon, duke realizuar 1 gol dhe 3 asistime, ndërsa kontrata me Comon i skadon në vitin 2028.

Tare e ka identifikuar Vojvodën si zëvendësuesin ideal të Saelemaekers, për ti dhënë më tepër opsione Allegrit nga krahu i djathtë.

Como e bleu Vojvodën për 2 milionë euro nga Torino, ndërsa Milan do të duhet të ofrojë rreth 4 milionë euro për ta transferuar kosovarin në San Siro.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy