Po raportohet se është arrestuar Arianit Sllamniku, i cili duket se ka marrë rolin e mjekut për trajtim të autizmit te fëmijët.
Policia në Gjilan pak më herët iu bëri thirrje qytetarëve që mund të kenë marrë ‘shërbime e konsulta’ te ai që të shkojnë në stacion për intervistim me qëllim zbardhjen e rrethanave të rastit.
Arrestimin e Sllamnikut s’e ka konfirmuar policia në Gjilan, e cila tha se hetimet po vijojnë, ndërsa do të lëshojnë një njoftim zyrtar për rastin.

