Xhiroja e katërt e Ligës Unike të Femrave sjell përballje interesante

by Nexhat

Liga Unike e Femrave në basketboll rikthehet këtë mesjavë me ndeshje interesante, teksa do të zhvillohet xhiroja e katërt e garës, ka njoftuar Federata e Basketbollit e Kosovës.

Takimi i parë i javës do të zhvillohet sot, ku skuadra e Tiranës do të përballet me Peja 03. Ekipi tiranas në dy ndeshjet e para ka regjistruar një fitore dhe një humbje, ndërsa skuadra pejane vjen në këtë duel me bilanc prej katër fitoresh dhe një humbjeje., njofton FBK-ja

banner

Të mërkurën pritet një tjetër përballje e fortë, ku kampioni Flamurtari do të ndeshet me Bashkimin. Skuadra nga Vlora ka një fitore dhe një humbje, ndërsa kampionet e Kosovës kanë dy fitore dhe një humbje në këtë edicion.

Xhiroja e katërt do të mbyllet me ndeshjen ndërmjet skuadrave kryeqytetase Prishtina dhe Partizani. Të dy ekipet synojnë fitoren, me Prishtinën që ka dy fitore dhe një humbje, ndërsa Partizani ka pësuar dy humbje në dy paraqitjet e deritanishme.

Orari i ndeshjeve – Java 4, Liga Unike Femrat:

E martë, 17:00 – Tirana vs Peja 03

E mërkurë, 17:00 – Flamurtari vs Bashkimi

E mërkurë, 20:00 – Prishtina vs Partizani

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy