Ambasadori britanik: Rugova, udhëheqës e shtetar i shquar, vizionar i vërtetë – Mbretëria e Bashkuar krenare që e mbështeti

by Nexhat

Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves ka bërë homazhe te varri i presidentit të ndjerë, Ibrahim Rugova, në 20-vjetorin e vdekjes së tij.

Hargreaves shkroi në një postim në Facebook se Rugova ishte “udhëheqës dhe shtetar i zgjuar” dhe “vizionar i vërtetë”. Ai tha se Mbretëria e Bashkuar është krenare që e ka mbështetur atë.

banner

“Sot, u bashkova me presidenten Vjosa Osmani dhe kolegët diplomatikë në përkujtimin e 20-vjetorit të vdekjes së presidentit Rugova, duke nderuar trashëgiminë e tij të qëndrueshme si një udhëheqës dhe shtetar i shquar. Ne e kujtuam atë si presidentin e parë të Kosovës dhe si një vizionar të vërtetë që udhëhoqi vendin dhe popullin e tij gjatë kohërave sfiduese. Ai njihet gjerësisht si arkitekti paqësor i pavarësisë së Kosovës, të cilën MB-ja është shumë krenare që e ka mbështetur”, shkroi ambasadori.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy