Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka njoftuar se gazetari Lirim Mehmetaj është kërcënuar me vrasje.
Mehmetaj është kërcënuar në rrjetin social Facebook.
“Një koment kërcënues në Facebook ndaj tij, mes tjerash, thotë: 3 okfira me ti shpraz nlul tballit frik e kie”, thuhet në njoftim.
AGK-ja e ka dënuar ashpër këtë gjuhë dhe i ka bërë thirrje Policisë së Kosovës dhe Prokurorisë që të ndërmarrin masa urgjente për identifikimin dhe lokalizimin e personit në fjalë dhe ta mbajë përgjegjës për veprën penale të kanosjes.
“Ky kërcënim kaq serioz vë në rrezik sigurinë fizike të Mehmetajt dhe redaksisë që ai udhëheq, prandaj AGK-ja fton Policinë e Kosovës që të ofrojë masa mbrojtëse”, thuhet në njoftim.

