IFAB përshpejton futbollin: rregulla të reja kundër humbjes së kohës

by jonzefaj

Objektivi është për të përmirësuar ritmin e ndeshjeve, duke reduktuar sa më shumë të jetë e mundur ndërprerjet e lojës.

Gjatë mbledhjes në Londër, IFAB (International Football Association Board) është përqendruar te një sërë masash për të përmirësuar ritmin e lojës. Pas “feedback”-ut pozitiv në nivel global mbi modifikimin që u ndalon portierëve ta mbajnë topin gjatë, është menduar për të tjera masa që reduktojnë momentet e ndërprerjes.

banner

Bëhet fjalë për aplikimin e një numërimi mbrapsht në rastet e rivënieve fundore dhe anësore. Asamblea ka propozuar disa ndryshime të rregullores, që imponojnë lojtarët që marrin ndihmë mjekësore të dalin nga fusha dhe të qëndrojnë jashtë për një periudhë kohe të caktuar. Kohëzgjatja do të saktësohet pas rifillimit të lojës. Po ashtu, është rakorduar për aplikimin e një limiti prej 10 sekondash për lojtarët, kur ata zëvendësohen.

Sa i takon protokollit të VAR-it, Asamblea ka rekomanduar që ndërhyrja të mbetet për 4 situata konkrete, që mund të ndryshojnë rezultatin e ndeshjes (goli, penalltia, kartoni i kuq direkt dhe gabimet e identitetit).

Tre janë zgjerimet specifike: kartonat e kuq që vijnë nga të verdhët e dytë të gabuar; rastet kur skuadra e gabuar penalizohet për një faull që sjell një karton të kuq apo të verdhë; goditjet nga këndi që qartësisht akordohen në mënyrë të gabuar, me kushtin që kjo duhet të bëhet menjëherë. Asamblea ka vendosur të vazhdojë me provat që lidhen me pozicionin jashtë loje dhe janë bërë përditësime mbi zhvillimin e teknologjisë gjysmëautomatike.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy