Ish-kryetari i Gjykatës Supreme: Deri në 5 vjet dënimi për keqpërdoruesit me vota

by Nexhat

Komisionerët në qendra të numërimit si dhe kandidatët për deputetë mund të dënohen deri në 5 vjet burgim në rast se vërtetohet se janë përfshirë në procesin e manipulimit të votave thotë ish-kryetari i Gjykatës Supreme, Fejzullah Hasani.

Sipas tij, për këtë njollë të zezë që i është shkaktuar procesit zgjedhor dhe Kosovës do të hetohet i gjithë zingjiri abuzues pa përjashtuar as KQZ-në në rast të ndonjë veprimi që bën atë përgjegjës.

banner

Hasani tha për RTV21 se nuk e përjashton mundësinë që ndonjëri nga kandidatët për deputetë të ketë bashkëpunuar me një ose disa anëtarë në qendër të numërimit me qëllim që t’i shtohen votat por që sipas tij një gjë e tillë duhet të agrumentohet.

“Në momentin që argumentohet abuzimi ligji duhet të veprojë më tërë ashpërsinë e tij sepse ka dëmtuar rëndë procesin dhe na ka dëmtuar si shtet dhe jam i bindur që institucionet, gjykata duhet të reflektojë në kuptim që të jenë të pamëshirshëm në shqiptimin e dënimeve. Ligji është i qartë, ligji detyron ligj zbatuesin që këtyre abuzuesve duhet tua heq të drejtën për të qenë deputet në periudhën 1-4 vjet. Ligji thotë që në momentin që vërtetohet që një kandidat ka abuzuar me procesin e votimit me qëllim të fitoj statusin e deputeti gjykata ia heq nuk thotë mund të ua heq, por t’ia heq kështu që gjykatës nuk i lë asnjë mundësi që krahas dënimit t’ia ndalojë edhe të drejtën e ushtrimit të kandidimit për deputet 1-4 vjet dhe besoj në këtë drejtim s’do ketë kompromis nga gjykata nëse vërtetohet qe edhe kandidatët të cilëve u janë shtuar votat kanë qenë të përfshire në proces te abuzimit. Maksimumi i dënimeve është deri në 5 vjet burg…Ngase nuk mund ta vësh jashtë përgjegjësie kandidatin të cilit i janë shtuar votat se ata nuk janë të përfshirë në ketë por kjo duhet të argumentohet … kur e shikon numrin masivitetin e shtimit të votave të disa kandidatëve vështirë është për të besu se nuk kanë qenë në dijeni por kjo duhet të provohet me procedurë. Unë nuk e përjashtoj mundësinë që ndonjëri nga ta ka bashkëpunuar me një ose disa anëtarë në qendër të numërimit me qellim që t’i shtohen votat” tha Fejzullahu për RTV21

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy