Një ngjarje tragjike ka ndodhur në fshatin Restelicë të Dragashit.
Dyshohet se rreth mesnatës së së martës, një burrë rreth 30 vjeç e ka vrarë nënën e tij.
Detaje lidhur me rastin për Klankosova.tv ka dhënë Shaqir Bytyqi, zëdhënës i Policisë për Rajonin e Prizrenit.
Bytyqi tha se i dyshuari është arrestuar.
“Me datën 21.01.2025, rreth orës 01:06, Policia është njoftuar për një rast të vdekjes së dyshimtë në fshatin Restelicë, Komuna e Dragashit. Sipas informatave fillestare, dyshohet se një person mashkull, rreth 30 vjeç, e ka privuar nga jeta nënën e tij, rreth 60 vjeçe. I dyshuari, sipas të dhënave paraprake, ka pasur probleme të shëndetit mendor. Nga ekzaminimi fillestar në vendin e ngjarjes nuk është vërejtur mjeti me të cilin dyshohet se është kryer vepra penale, ndërsa viktima ka pësuar disa lëndime në regjionin e kokës. I dyshuari është arrestuar nga Policia dhe është ndaluar për procedura të mëtejme ligjore. Sektori Rajonal i Hetimeve, në bashkërendim me Prokurorin e Shtetit, është duke ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore të nevojshme me qëllim të zbardhjes së plotë të rrethanave të këtij rasti”, deklaroi ai.

