Osmani: SHBA zgjodhi Kosovën ndër shtetet themeluese të Bordit të Paqes për shkak të përvojës në paqe e shtetndërtim

by Nexhat

Presidentja Vjosa Osmani ka folur për ftesën që mori nga presidenti amerikan Donald Trump që Kosova të jetë anëtare e Bordit të Paqes.

 Ajo tha se ndër arsyet pse Kosova u zgjodh nga SHBA që të jetë në këtë grup shtetesh anëtare është edhe përvoja e saj në shtetndërtim e në ndërtimin e paqes.

banner

“SHBA ka përzgjedhur pikërisht Kosovën në mesin e disa shteteve që janë anëtare themeluese, duke pasë parasysh përvojën e Kosovës në shtetndërtim, në ndërtim të paqes, në ndërtim të aleancave, përvojë kjo që do të mund të ndihmojë në ndërtimin e paqes edhe në vendet e tjera të botës”, tha ajo para gazetarëve.

Osmani tha se beson se kjo organizatë do të jetë ndër më të suksesshmet në historinë moderne të botës.

“Me krenari të madhe kam pranuar këtë ftesë personale të presidentit Trump, e falënderoj për besimin dhe gatishmërinë e tij që të punojë edhe për një kohë të gjatë për realizimin e këtij misioni për paqe dhe siguri në botë. Dhe ne si Republikë e Kosovës, sado që jemi shtet i vogël, mund të kemi kontribut të madh në realizimin e këtyre synimeve. Jam duke punuar shumë afër me Shtëpinë e Bardhë në mënyrë që kontributi ynë të jetë konkret, të jetë specifik dhe të jetë domethënës”.

Bordi i Paqes pritet të mbikëqyrë udhëheqjen e Rripit të Gazës dhe kryetar i tij është vetë Trump.

Për të qenë pjesë e këtij bordi u ftua edhe Shqipëria

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy