Pas Zvërnecit, Ivanka Trump ndalon në ‘fshatin më të braktisur’ pas viteve ‘90

by Nexhat

Pas përfundimit të një takimi në një hotel të qytetit të Vlorës, vajza e presidentit të SHBA-ve, Donald Trump, Ivanka Trump ka vijuar axhendën e saj me një ndalesë në zonën e hidrovorit në Akerni. Vizita është zhvilluar nën masa të forta sigurie dhe në shoqërinë e arkitektëve të njohur, ndërsa në terren ishin të pranishme edhe forca të shumta policie.

Burime bëjnë me dije se fokusi i ndalesës ka qenë vlerësimi nga afër i vijës bregdetare, hapësirave përreth dhe infrastrukturës ekzistuese, me synimin për të analizuar potencialin zhvillimor të territorit

banner

Akernia, që konsiderohet si fshati më i braktisur dhe izoluar pas viteve ’90, njihet si një zonë me mundësi të mëdha për investime strategjike dhe turizëm elitar, falë kushteve të favorshme natyrore dhe pozicionit të saj gjeografik

Këto elemente e bëjnë atë një destinacion tërheqës për projekte afatgjata që lidhen me zhvillimin ekonomik dhe turistik. Ndërkohë vitet e fundit në këtë zonë, çmimi i pronave është rritur ndjeshëm, për shkak edhe të afërsisë me aeroportin e ri.

Prania e Ivanka Trump ka tërhequr vëmendje të konsiderueshme, ndërsa zona e Akernisë mund të jetë në fokus të investimeve të ardhshme me profil të lartë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy