Pejë: Arrestohen dy persona për deklarim të rrejshëm

by informim peje

Dy persona kanë rënë në prangat e Policisë në Pejë, nën dyshimin se kanë kryer veprën penale “Deklarim i rrejshëm”.

Sipas njoftimit zyrtar, Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK), përkatësisht Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit Pejë, në vazhdën e hetimeve kanë siguruar dëshmi të mjaftueshme se, personat e dyshuar F.SH., (2000) dhe A.K., (2005) më 13 janar pranë Qendrës për Pajisje me Dokumente të Identifikimit, kanë deklaruar rrejshëm duke garantuar për identitetin e saktë të personit tjetër të dyshuar A.R., (2003).

banner

Të dyshuarit janë intervistuar në prezencën e avokatëve, dhe pas intervistimit prokurori kompetent ka lëshuar vendim për ndalim policor të dy personave të dyshuar.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy