Procesi i rinumërimit të votave nga zgjedhjet e 28 dhjetorit, tashmë në disa komuna ka përfunduar plotësisht. Një nga këto komuna është ajo e Skenderajt.
Edhe atje, në përditësimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, bëhet e ditur se janë gjetur mospërputhje e votave gjatë rinumërimit, nga ato të publikuara fillimisht.
Kësisoj, disa kandidatëve u janë hequr disa vota. Një nga ta është edhe Mërgim Lushtaku, ku të cilit i janë hequr 94 Vota. Shahin Dervishajt 42 Vota, e Sala Jasharit i janë hequr 36 Vota.
Edhe tek Lëvizja Vetëvendosje ka ndodhur e njëjta. Atje, kandidates Kaltrina Gruda i janë zvogëluar 30 Vota e Fatos Gecit 13.
Edhe të Lidhja Demokratike e Kosovës, kandidatit Fadil Geci, i janë hequr 22 vota.
Megjithatë, ky trend i mospërputhjeve të votave, është dukshëm më i vogël në krahasim me komuna si ajo e Prizrenit.
Përderisa në Skenderaj janë gjetur dhjetëra vota, në Prizren trendi i mospërputhjes së votave ka shkuar në mijëra vota.

