Petkoviq vazhdon me narrativa të njëanshme dhe pretendime të pavërteta për Kosovën

by informim peje

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, gjatë pjesëmarrjes në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, theksoi se Serbia, përkundër refuzimit zyrtar për ta njohur Kosovën, e kupton më mirë se kurrë që vendi ynë është shtet i pavarur.

Kurti identifikoi gjithashtu Federatën Ruse si një kontribuues kryesor të destabilitetit në rajon përmes ndikimit të saj mbi Serbinë.

banner

Ai theksoi se nga katër fqinj të Kosovës, tre e njohin shtetin, ndërsa Serbia mbetet e vetmja që nuk e ka bërë këtë.

“Realiteti ka ndryshuar shumë dhe ëndrra e Serbisë për kthim në Kosovë duhet të shuhet”, u shpreh Kurti.

Pas këtyre deklaratave, Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, , reagoi me komente njëanshme, duke tentuar të delegjitimojë shtetin dhe institucionet e Kosovës.

Ai e përshkroi Kosovën si “krijim të improvizuar dhe të dështuar” që pretendon se nuk njihet nga më shumë se gjysma e botës.

Ndërkaq, Bahamet – vendi ishullor i Oqeanit Atlantik, u bë vendi 121-të i botës që e njeh Kosovën.

Deklaratat e Petkoviq pasqyrojnë një tendencë të vazhdueshme për të prodhuar narrativa negative mbi pavarësinë e Kosovës dhe marrëdhëniet ndëretnike në veri, duke qenë pjesë e strategjisë së Beogradit për të mbajtur presion mbi institucionet e vendit dhe për të minuar integrimin e komunitetit serb në strukturat shtetërore.

Duhet theksuar se Serbia, në mënyrë të vazhdueshme, përdor deklarata të qëllimshme dhe të tendencioze kur bëhet fjalë për Kosovën.

Fushata e Serbisë për çnjohje

Që kur Kosova shpalli pavarësinë më 17 shkurt 2008, Serbia e ka kundërshtuar atë dhe ka tentuar që të bindë shtetet që të mos e njohin Kosovën, ose të tërheqin njohjen.

Pavarësisht se Serbia shpesh ka njoftuar për tërheqjen e njohjes, ekspertët kanë thënë se sipas normave ndërkombëtare dhe të drejtës ndërkombëtare nuk mund të tërhiqen njohjet.

Serbia ka nisur fushatën për çnjohje që nga viti 2017. Ndërkaq, që nga pavarësia, tenton të bllokojë Kosovën që të anëtarësohet në organizata dhe mekanizma ndërkombëtarë.

Më herët, Serbia kishte pretenduar se Kosovën e kishin çnjohur këto shtete: Sao Tome dhe Principe, Surinami, Guinea Bisao, Burundi, Liberia, Papua Guineja e Re, Lesoto, Komonuelthi i Dominikës, Grenada, Unioni i Komoreve, Ishujt Solomon, Madagaskari, Palau, Togo, Republika Qendrore e Afrikës, Gana, Siera Leone dhe Nauru.

Por, të gjitha këto pretendime ishin demantuar nga institucionet e Kosovës./Telegrafi

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy