VV e rangoi Kurtin si më të votuarin në historinë e Kosovës, Hamiti thotë se është Rugova, e nxjerr rezultatin e vitit 1992

by Nexhat

Ka një debat që zhvillohet se kush është politikani më i votuar: ish presidenti Ibrahim Rugova apo kryeministri në detyrë Albin Kurti. Për këtë kanë folur nga të dy partitë.

Zëdhënësi i VV’së, Arlind Manxhuka, më 9 janar ka thënë se Kurti është kryeministri më i votuar në historinë e Kosovës, pasi në zgjedhjet e 28 dhjetorit mori mbi 400 mijë vota.

banner

Ndërsa sot, Muhamet Hamiti nga LDK, tha se Rugova mbetet figura më e votuar ndonjëherë në historinë e Kosovës.

“Më 24 maj 1992 në zgjedhjet e para parlamentare dhe presidenciale në Kosovë 867 mijë e 557 qytetarë e votuan Ibrahim Rugovën president të Republikës së Kosovës. Ai mbete figura më e votuar ndonjëherë në historinë e Kosovës. U zgjedh katër herë president i Kosovës”, tha Hamiti.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy