Ylli i Kosovës mbetet rezervë në ndeshjen vendimtare të Championsit

by jonzefaj

Ylli i Kosovës, Edon Zhegrova nuk pritet të jetë startues në ndeshjen që Juventusi e luan kundër Benficas në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Ndeshja Juventus – Benfica, luhet sonte prej orës 21:00 në Torino dhe i takon xhiros së shtatë të Championsit.

banner

Zhegrova edhe këtë herë pritet të jetë rezervist pasi nuk preferohet të luajë prej minutës së parë të ndeshjes nga trajneri Luciano Spalletti.

Spalletti të mërkurën në mesditë ka publikuar listën e futbollistëve të ftuar për këtë përballje, ku e ka përfshirë edhe Zhegrovën në mesin e 23 lojtarëve.

Zhegrova deri më tani ka katër paraqitje për Juventusin në Champions, ndërsa vetëm ndaj Pafosit ishte startues. Në total, Zhegrova ka regjistruar 15 ndeshje për Juventusin në të gjitha garat por vetëm në dy prej tyre është aktivizuar prej fillimit.

Juventusit i duhet fitorja ndaj Benficas pasi synon kalimin e fazës grupore dhe aktualisht ka vetëm 9 pikë të mbledhura pas 6 ndeshjeve të luajtura.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy