Girona, prezantimi i Ter Stegen: Barcelonën do e kem gjithmonë në zemër, jam gati për aventurën e re

by Nexhat

Marc-Andre ter Stegen u prezantua zyrtarisht të enjten si lojtar i ri i Girona FC, duke iu bashkuar klubit në formë huazimi nga FC Barcelona deri më 30 qershor 2026.

Pasi kaloi shumë vite si portier dhe kapiten i parë i Barcelonës, gjermani fillon një kapitull të ri larg Camp Nou.

banner

Duke folur gjatë prezantimit të tij, Ter Stegen theksoi pritjen e ngrohtë që mori nga skuadra dhe stafi i trajnerëve.

“Lamtumira nga Barcelona ishte shumë e vështirë. Ende e kam të vështirë të flas për këtë. Pas gati 12 vitesh në klub, është një ndryshim i madh

Kam kujtime të paharrueshme që do t’i mbaj përgjithmonë në zemër. Kam qenë kapiten i Barcelonës dhe gjithmonë jam përpjekur ta përfaqësoj klubin me respekt maksimal.

Sa i përket aventurës së re, portieri theksoi se është i motivuar dhe i lumtur. “Jam i kënaqur që jam këtu. Më pëlqen stili i lojës së Gironës dhe dua të kontribuoj me eksperiencën dhe aftësitë e mia”, tha ai.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy