Gucati: Ish-udhëheqësit e UÇK-së do të dalin të pafajshëm

by Nexhat

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati, ka deklaruar se ai dhe bashkëluftëtarët e tij besojnë fuqishëm se ish‑krerët e UÇK‑së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi, do të shpallen të pafajshëm në Hagë.

Pas homazheve të zhvilluara sot në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, në përkujtim të 28‑vjetorit të sulmit të dytë ndaj familjes Jashari, Gucati u shpreh beson fuqishëm që ata do të dalin të pafajshëm.

banner

Ai ka theksuar se shpreson në një proces të drejtë dhe jo “selektiv apo politik”.

“Unë nuk besoj që drejtësia do të jetë drejtësi politike apo selektive. Do të jetë një drejtësi e mirëfilltë evropiane”, ka theksuar ai.

Gucati ka deklaruar se ka bërë kërkesë që të jenë prezent në Hagë për dëgjimin e ish‑udhëheqësve, duke theksuar se presin leje për ta.

“I kemi bërë kërkesa para dy ditësh, besoj që do të na lejohet të marrim pjesë”, ka thënë ai.

Ai konfirmoi pjesëmarrjen e tij dhe të veteranëve të tjerë në protestën e paralajmëruar për 17 shkurtin, e organizuar nga platforma “Liria ka Emër”, ku do të bëhet thirrje për drejtësi ndaj ish‑luftëtarëve të UÇK‑së.

Në Gjykatën Speciale në Hagë është përmbyllur afati për dorëzimin e dosjeve përfundimtare në rastin e gjykimit të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

Nga 9 deri më 18 shkurt janë paraparë fjalët përfundimtare, pas të cilave gjykata ka tre muaj kohë për të nxjerrë aktvendimin e shkallës së parë, me mundësi për dy muaj shtesë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy