Kryeministri britanik Keir Starmer shprehu sot shqetësimin e tij lidhur me pjesëmarrjen e mundshme të presidentit rus Vladimir Putin në “Këshillin e Paqes” të krijuar nga presidenti i SHBA-së, Donald Trump.
Të mërkurën, Trump deklaroi se Putin kishte pranuar ftesën që i ishte bërë, por më vonë kreu i Kremlinit tha se do ta shqyrtojë përpara se të japë një përgjigje përfundimtare.
“Natyrisht që jam i shqetësuar për praninë e Putinit në një Këshill Paqeje,” tha Starmer në një intervistë për Channel 4 News.
“Ai po zhvillon luftë kundër një vendi evropian. Bombat po bien pa pushim mbi Ukrainën,” u shpreh ai, duke shtuar se “nuk duhet të lejojmë që ngjarjet e javës së kaluar të na shpërqendrojnë.” /Panorama

